Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në Bjeshkën e Koritës

0
52

Sot zyrtarisht filluan punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në Bjeshkën e Koritës, duke vazhduar investimet tona në infrastrukturë dhe në krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, deklaroi nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.

“Bjeshka e Koritës ka një potencial të jashtëzakonshëm. Bukuritë natyrore, pozita dhe mundësitë që ofron meritojnë investime serioze dhe një vizion afatgjatë. Ne këtë vizion po e kthejmë në realitet”, tha Ivanaj.

Ai theksoi se Komuna e Tuzit do të vazhdojë me investime në çdo cep të Malësisë. “Kemi bërë shumë, por kemi edhe shumë për të bërë – dhe nuk do të ndalemi.

Derisa disa merren me fjalë, kritika e zhurmë politike, ne merremi me punë. Ata le të flasin – pas nesh flasin veprat.

Malësia në duar të sigurta, shkruan Ivanaj.