PES: Nuk do ta mbështesim shkarkimin e Mandiqit

0
70

Lëvizja Evropa Tani (PES) njoftoi sonte se nuk do ta mbështesë shkarkimin e Andrija Mandićit nga funksioni i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.

“Ne nuk do ta mbështesim shkarkimin e Mandićit. Lëvizja Evropa Tani u krijua me dëshirën që qytetarëve tanë t’u sigurojmë përparim ekonomik dhe një të ardhme evropiane. Konsiderojmë se është kristalisht e qartë se nuk do të votojmë që e kaluara e shëmtuar të na e prishë të ardhmen e ndritur”, thuhet në njoftimin e PES-it, të drejtuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić.

Nga PES-i shtuan se retorikën e luftës ua lënë atyre strukturave politike për të cilat ajo është i vetmi mjet.

“Ne për këtë çështje tashmë jemi shprehur dhe për ne respektimi i vendimeve ndërkombëtare është diçka që nënkuptohet. Ne zgjedhim të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PES-it.