Gjelaj: Transporti publik falas edhe këtë vit për të gjithë qytetarët

0
67

Komuna e Tuzit vazhdon edhe këtë vit të sigurojë transport publik falas për nxënësit dhe të gjithë qytetarët, njoftoi kryetari i Komunës së Tuzit, Lindin Gjelaj.

Nga e marta, më 1 shtator, transporti publik vazhdon të jetë falas për të gjithë.

Vazhdojmë me masa konkrete në shërbim të çdo qytetari, tha Gjelaj.