Gjelaj: 100 euro mbështetje për çdo nxënës fillestar në Komunën e Tuzit

0
118

Kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj, tha se Komuna e Tuzit vazhdon me mbështetjen konkrete për fëmijët dhe familjet tona.

Gjelaj njoftoi se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, çdo nxënës që nis klasën e parë në shkollat në territorin e Komunës së Tuzit do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 100 eurosh për blerjen e mjeteve shkollore.

Me këtë mbështetje dëshirojmë t’ua lehtësojmë familjeve përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe t’u urojmë vogëlushëve tanë fillim të mbarë e plot suksese.

Investojmë në fëmijët tanë, investojmë në të ardhmen e Malësisë!

Malësia në duar të sigurta, tha Gjelaj.