Gjeloshaj kërkon nga dhjetëra shkolla dëshmitë që punonjësit kanë dorëzuar për njohjen e gjuhës shqipe

0
50

Na adresat elektronike të dhjetëra shkollave fillore dhe të mesme, të shtunën kanë mbërritur kërkesa për kopje të të gjitha vërtetimeve, dëshmive, certifikatave dhe dokumenteve të tjera që punonjësit i kanë dorëzuar si dëshmi për njohjen e gjuhës shqipe gjatë themelimit të marrëdhënies së punës, shkruan “Vijesti”.

Kërkesën e ka nënshkruar kryetari i Forumit Shqiptar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ndërsa shkollave u është dërguar nga adresa elektronike e partisë.

Gjeloshaj ka deklaruar për “Vijesti” se dokumentet janë kërkuar pas të dhënave serioze se disa dëshmi për njohjen e gjuhës shqipe janë blerë ose janë lëshuar nga institucione të paautorizuara dhe më pas janë përdorur si dëshmi për përmbushjen e kushteve ligjore për punësim.

“Vërtetësinë dhe ligjshmërinë e tyre do ta verifikojnë institucionet kompetente. Kush ka një dëshmi të vlefshme, nuk ka pse të shqetësohet”, ka thënë Gjeloshaj.