23.8 C
Tuzi
Tuesday, June 2, 2026

Forumi Shqiptar dorëzoi propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”

Forumi Shqiptar dorëzoi në Kuvendin e Malit të Zi propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, të ndodhur më 9 shtator 2006.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Forumit shqiptar, Nikollë Camaj deklaroi se kjo nismë vjen në emër të përgjegjësisë dhe të vërtetës historike, me synimin për të zbardhur plotësisht faktet dhe rrethanat që lidhen me këtë ngjarje.

Ai theksojnë se një shtet i drejtë ndërtohet mbi parimet e transparencës, drejtësisë dhe respektit për sakrificën e qytetarëve të tij. Në këtë drejtim, zbardhja e plotë e fakteve përbën jo vetëm një detyrim institucional, por edhe një obligim moral ndaj interesit kombëtar.

Sipas ti, hetimi parlamentar do të kontribuojë në ndriçimin e së vërtetës, forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe garantimin e një të ardhmeje të ndërtuar mbi bazat e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë.

Propozimi do të arsyetohet në seancën e Kuvendit nga deputeti Nikollë Camaj.

Lajmet e fundit
Related news