Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj njoftoi se Komuna e Tuzit ka hapur procedurën e prokurimit publik me vlerë prej 900.676,25€ për ndërtimin e Urës në vendbanimin Dinoshë, një projekt shumë i rëndësishëm për infrastrukturën dhe qarkullimin në këtë bashkësi lokale.
Siç jeni në dijeni, rruga Tuz–Hakaj–Rranxë Qafë ndodhet në fazën përfundimtare, ndërsa procedura e prokurimit për rrugën Tuz–Mataguzh pritet të përfundojë brenda pak ditësh.
Ai tha se kështu po realizohen premtimet dhe projektet zhvillimore të Forumit Shqiptar.
Së bashku po ndryshojmë Malësinë, deklaroi Gjelaj.