12.9 C
Tuzi
Tuesday, April 21, 2026

Dukaj: Mali i Zi merr drejtimin e Procesit të Berlinit si lider për anëtarësim në BE

Me hapjen zyrtare të kryesimit të Procesit të Berlinit për vitin 2026, Mali i Zi ka konfirmuar rolin e tij si udhëheqës i bashkëpunimit rajonal dhe si një nga kandidatët më seriozë për anëtarësimin e parë të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Ministri i Administratës Publike, mr Marash Dukaj, theksoi:
“Pa një administratë publike funksionale dhe profesionale nuk ka zbatim të suksesshëm të agjendës evropiane. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë administratën një vend ku më të mirët vijnë, përparojnë dhe qëndrojnë.”

“Mali i Zi ecën me vendosmëri drejt standardeve të shteteve të zhvilluara. Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është e qartë dhe e pakthyeshme, ndërsa reformat që po zbatojmë fillojnë nga njerëzit dhe përfundojnë te besimi i qytetarëve. Kryesimi i Procesit të Berlinit është një mundësi për të treguar se njohuria dhe përgjegjësia janë rruga e vetme e sigurt drejt familjes evropiane të popujve.”

Lajmet e fundit
Related news