18.9 C
Tuzi
Wednesday, April 15, 2026

Shorti cakton përballjen Otrant–Deçiq në gjysmëfinale të Kupës

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Malit të Zi në Podgoricë, u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Malit të Zi.

Sipas shortit, për një vend në finale do të përballen Otrant dhe fituesi aktual i trofeut Deçiq, ndërsa në çiftin tjetër do të ndeshen Mornar dhe Jezero.

Gjysmëfinalet e Kupës luhen me nga dy ndeshje. Takimet e para, ku vendas do të jenë Otrant dhe Mornar, do të zhvillohen më 22 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë caktuar për 6 maj.

Finalja e Kupës së Malit të Zi do të luhet më 28 maj 2026.

Lajmet e fundit
Related news