10.9 C
Tuzi
Friday, March 27, 2026

Gjokaj priti Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos

Drejtori i Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C), Naim Gjokaj, priti sot Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjatë takimit, u diskutua forcimi i qëndrueshmërisë së rajonit ndaj kërcënimeve kibernetike dhe hibride, si dhe avancimi i prioriteteve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Një fokus i veçantë iu kushtua mbështetjes së vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Gjokaj deklaroi se WB3C u vlerësua për rolin e saj në rritje si një qendër rajonale e besueshme në fushën e sigurisë kibernetike, diplomacisë digjitale dhe luftës kundër dezinformimit. Me statusin e ri si organizatë ndërkombëtare dhe me një grant prej 3.5 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, qendra po forcon më tej kapacitetet dhe ndikimin e saj në rajon.

Lajmet e fundit
Related news