10.9 C
Tuzi
Wednesday, March 25, 2026

Gjeloshaj: DPS kishte resurse, por jo edhe vullnet për të investuar në Tuz

Dita ime e parë e punës në Komunën e Tuzit ishte më 24 mars 2019, kur u zgjodha kryetar i parë i komunës së pavarur të Tuzit – një komunë që atëherë ishte simbol i neglizhencës dhe ishte lënë qëllimisht anash, tha Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër dhe ministër për zhvillim ekonomik.

Tuzi nuk ishte i pazhvilluara për shkak të mungesës së potencialit, por për shkak të politikave të atyre që për dekada udhëhoqën shtetin. DPS kishte të gjitha resurset, por nuk kishte vullnet për të investuar në Tuz, dhe kjo nuk ishte rastësi – thotë Gjeloshaj.

Nik Gjeloshaj për gazetën “Dan” prezantoi zhvillimin e Tuzit gjatë shtatë viteve të fundit. Ai mori drejtimin e komunës pas zgjedhjeve të mbajtura më 3 mars 2019, në të cilat fitoi koalicioni Forumi Shqiptar me 16 mandate, nga të cilat 10 i takuan Alternativës Shqiptare dhe nga 3 Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Sipas tij, ata e gjetën komunën pa sistem, me administratë të dobët dhe pa zhvillim.

Sot pamja është krejtësisht ndryshe. Buxheti i Komunës së Tuzit është rritur nga 1.6 milionë euro në vitin 2019 në pothuajse 13 milionë euro këtë vit. Nga viti 2019 deri në vitin 2026, përmes buxhetit të komunës kanë kaluar mbi 59 milionë euro, ndërsa nga buxheti i Malit të Zi, nga viti 2022 deri në 2025, mbi 20 milionë euro. Në total, qarkullimi i mjeteve në Tuz gjatë kësaj periudhe ka qenë mbi 79 milionë euro. Janë hapur mbi 1.000 vende të reja pune – deklaroi Gjeloshaj.

Ai thekson se për disa vite kanë stabilizuar financat, kanë ndërtuar një administratë funksionale, kanë realizuar projekte të shumta infrastrukturore dhe zhvillimore dhe kanë nxitur investime dhe zhvillimin ekonomik.

– Dallimi është i qartë – ata patën dekada dhe nuk bënë pothuajse asgjë, ndërsa ne për disa vite e ndryshuam Tuzin. Sot Tuzi ka buxhet, investime dhe rezultate dhe kurrë më nuk do të jetë e neglizhuar. Më e rëndësishmja është se kemi arritur që për Tuzin të vendoset në Tuz. Natyrisht, jam krenar për punën time dhe të gjithë ekipit në komunë, dhe e gjithë kjo është dëshmi e një projekti të suksesshëm të quajtur Forumi Shqiptar, së bashku me diasporën tonë. Kjo është vetëm fillimi – do të vazhdojmë edhe për shumë vite me këtë ritëm dhe zhvillim të fuqishëm – deklaroi Nik Gjeloshaj.

Lajmet e fundit
Related news