10.9 C
Tuzi
Wednesday, March 25, 2026

Dukaj në Lisbonë: U dakordua faza e re e bashkëpunimit strategjik me Portugalinë

Ministri i Administratës Publike, mr Marash Dukaj, po qëndron në një vizitë zyrtare në Portugali, ku u takua me ministrin e Reformave Shtetërore, Gonçalo Matias. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Orlando Fusco. Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e transformimit digjital.

Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit, me fokus në përshpejtimin e transformimit digjital dhe modernizimin e administratës publike në përputhje me standardet evropiane.

U diskutua për aplikimin e inteligjencës artificiale, implementimin e rregullores eIDAS 2 dhe zhvillimin e portofolit digjital, fusha në të cilat Portugalia konsiderohet një nga liderët evropianë.

Ministri Dukaj theksoi se partneriteti me Portugalinë e forcon më tej procesin e reformave dhe kontribuon në ndërtimin e një administrate efikase në shërbim të qytetarëve.

Ministri Gonçalo Matias nënvizoi gatishmërinë e Portugalisë për të ofruar mbështetje ekspertësh dhe për të ndarë zgjidhje konkrete që përshpejtojnë transformimin digjital.

Si rezultat kyç i takimit, u dakordua nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili do të vendosë një kornizë të qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm dhe realizim të aktiviteteve të përbashkëta.

Lajmet e fundit
Related news