Naim Gjokaj emërohet në krye të WB3C

0
472

Me propozim të ministrit Marash Dukaj, në krye të Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C) është zgjedhur Naim Gjokaj.

Ministri Dukaj deklaroi se zgjedhja e Gjokajt konfirmon besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Malit të Zi dhe kapaciteteve të tij profesionale në fushën e sigurisë kibernetike.

Kjo qendër ndërkombëtare, e themeluar me iniciativën e qeverive të Malit të Zi, Francës dhe Sllovenisë, synon forcimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.