Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj priti në takim znj. Amra Pepiq, drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë për IPA dhe projekte të tjera, si dhe për infrastrukturë në shëndetësi, Alden Selmanoviq, shef i Drejtorisë për infrastrukturë dhe projekte kapitale në shëndetësi, Dragana Durkoviq Peroviq, drejtoreshë e Shtëpis së Shëndetit në Podgoricë, Natalija Popoviq Petriq, ndihmësdrejtoreshë e këtij institucioni si dhe arkitektin Jasmin Gjeçeviq.
Gjatë takimit theksuam rëndësinë e krijimit të kushteve për ofrimin e terapisë fizikale sa më afër qytetarëve të Komuna e Tuzit.
Komuna e Tuzit ka ndarë mjete në vlerë prej 30.000 euro për realizimin e këtij projekti, duke dëshmuar përkushtimin tonë konkret për investime në shëndetësi. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për sigurimin e stafit profesional dhe funksionalizimin sa më të shpejtë të njësisë së fizioterapisë.
Hapja e fizioterapisë është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.