5.9 C
Tuzi
Saturday, February 28, 2026

Komuna e Tuzit ndan bursa për 44 studentë

Sot në Komunën e Tuzit u organizua ceremonia e nënshkrimit të kontratave për ndarjen e bursave studentore, ku 44 studentë përfitues nënshkruan kontratat në vlerë prej 1.000 euro për secilin.

Me këtë rast, përfaqësuesit e komunës përgëzuan studentët për sukseset e tyre gjatë studimeve, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre akademik. U theksua se investimi në arsim paraqet investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen dhe zhvillimin e Komunës së Tuzit.

Programi i bursave synon të mbështesë studentët në përballimin e shpenzimeve gjatë studimeve, si dhe të nxisë vazhdimësinë e rezultateve dhe arritjeve të tyre akademike.

Mbështetja e të rinjve mbetet një ndër prioritetet kryesore të Komunës së Tuzit, në funksion të zhvillimit të tyre profesional dhe personal.

Lajmet e fundit
Related news