Sipas paraqitjes zyrtare statistikore të realizimit të obligimeve të planifikuara për vitin 2025, realizimi i përgjithshëm në nivel të Qeverisë është 73%. Nga 418 obligime të planifikuara janë realizuar 305, por të dhënat tregojnë dallime të qarta në performancë mes dikastereve.
Në krye të listës veçohen ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjela Jakshiq Stojanoviq, dikasteret e të cilëve kanë arritur realizim maksimal prej 100%, dhe atë në segmente me vëllim të konsiderueshëm pune.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka arritur 100% realizim (27 obligime), ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit gjithashtu ka arritur 100% realizim (19 obligime). Bëhet fjalë për dikastere me numër të konsiderueshëm aktesh tematike dhe normative, çka e pozicionon rezultatin e tyre si më efikasit në vitin 2025.