8.9 C
Tuzi
Thursday, February 26, 2026

Shoqata “Malësia në Kaliforni” shpall konkurs për përkrahje financiare për studentët e Komunës së Tuzit për vitin akademik 2025– 2026

KONKURS BURSE PËR STUDNETË PËR KËTË VIT AKADEMIK

Shoqata “Malësia në Kaliforni” shpall konkurs për përkrahje financiare për studentët e Komunës së Tuzit për vitin akademik 2025– 2026.
Ky konkurs ka për qëllim mbështetjen e të rinjve tanë në rrugëtimin e tyre akademik dhe inkurajimin e suksesit në arsim.
Afati për dorëzimin e dokumenteve të nevojshëm në Konkurs është deri me 10 mars, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët nga Komuna e Tuzit të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse nga ndonjë shoqatë tjetër por edhe që nota mesatare është mbi 7.00.
Të gjithë të interesuarit për këtë Konkurs mund të informohen në Zyrën për Diasporë në Komunën e Tuzit.

Kur bashkatdhetarët qëndrojnë pranë të rinjve, ëndrrat bëhen më të arritshme. Vazhdojmë me misionin fisnik. Tani edhe në mbështetje për studentë, duke u ofruar përkrahje financiare në rrugëtimin e tyre akademik.
Suksese të gjithë aplikantëve!

Me respekt, Sherif Sheki Krniq,

Lajmet e fundit
Related news