-2.1 C
Tuzi
Tuesday, December 30, 2025

“Narhelmi, fshati piktoresk i bashkëjetesës” u shfaq në Tuz

Dokumentari i parë i Mark Pashkut Lucgjonaj u prit me interes të madh nga publiku në Sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit

Më 29 nëntor 2025, në ambientet e Salles së Kuvendit të Komunës së Tuzit, u shfaq filmi dokumentar “Narhelmi, fshati piktoresk i bashkëjetesës”, një projekt që sjell në vëmendje historinë, jetën dhe frymën e bashkëjetesës në fshatin Narhelm.


Filmi është realizuar me ide dhe regji të Mark Pashkut Lucgjonaj, ndërsa kamera dhe montazhi janë punuar nga Husein Palaj (Ceno Rrogathi), duke krijuar një rrëfim vizual të ndjeshëm dhe autentik, që pasqyron vlerat kulturore, njerëzore dhe shoqërore të këtij fshati piktoresk.


Ky dokumentar është financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave të Malit të Zi, ndërsa realizimi i tij është mbështetur gjithashtu nga bashkëvendës të Narhelmit që jetojnë në New York, duke dëshmuar lidhjen e fortë mes diasporës dhe vendlindjes.


Shfaqja u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, i cili kishte mbushur sallën, duke treguar interes dhe vlerësim për temën dhe mënyrën e trajtimit të saj. Në fund të filmit, autori Mark Lucgjonaj ndau CD me filmin dokumentar për të gjithë të pranishmit, si një gjest falënderimi dhe ndarjeje të kësaj vepre kulturore.

Lajmet e fundit
Related news