Mali i Zi, ka shënuar progres të dukshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke arritur të mbyllë deri tani gjatë mandatit të Qeverisë së 44-të, nëntë kapituj negociues.
Në dhjetor 2024, Mali i Zi mbylli tre kapituj negociues:
- Kapitulli 7 – E drejta e pronësisë intelektuale
- Kapitulli 10 – Shoqëria e informacionit dhe media
- Kapitulli 20 – Sipërmarrja dhe politika industriale
Këta kapituj shënuan rifillimin e dinamikës pozitive në negociatat me BE-në pas një periudhe stagnimi.
Gjatë vitit 2025, procesi i integrimit evropian u përshpejtua ndjeshëm:
- 27 qershor 2025 – Kapitulli 5 – Prokurimi publik
- 16 dhjetor 2025
- Kapitulli 3 – E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve
- Kapitulli 4 – Liria e lëvizjes së kapitalit
- Kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare
- Kapitulli 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural
- Kapitulli 13 – Peshkimi
Gjithsej deri tani 9 kapituj të mbyllur gjatë mandatit të Qeverisë së 44-të
Kontributi i ministrave nga Forumi Shqiptar
Një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë pasur ministrat nga Forumi Shqiptar, të cilët drejtojnë resore kyçe në Qeverinë e Malit të Zi:
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga Nik Gjeloshaj, ka qenë përgjegjëse për mbylljen e gjashtë kapitujve negociues 7-10-20-3-4-6, të lidhur me funksionimin e tregut, kapitalin, shërbimet, tregtinë dhe politikat ekonomike, duke përfaqësuar kontributin më të madh individual në këtë proces.
- Ministria e Administratës Publike, e drejtuar nga Marash Dukaj, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në mbylljen e Kapitullit 10 – Shoqëria e informacionit dhe media, një kapitull kyç për reformën e administratës dhe zhvillimin e sektorit të informacionit dhe mediave.
Me këtë bilanc, Qeveria aktuale vlerësohet si një nga më efektivet në avancimin e integrimit evropian të Malit të Zi, duke e afruar vendin më shumë se kurrë më parë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.