-1.1 C
Tuzi
Tuesday, December 30, 2025

Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj për anëtarësim në BE

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Ajo e bëri këtë deklaratë pas Konferencës Ndërqeveritare me BE-në, e mbajtur të martën, gjatë së cilës Mali i Zi mbylli pesë kapituj negociues në procesin e anëtarësimit. Kapitujt e mbyllur janë:

  • Kapitulli 3 – E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve,
  • Kapitulli 4 – Liria e lëvizjes së kapitalit,
  • Kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare,
  • Kapitulli 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural,
  • Kapitulli 13 – Peshkimi.

Në këtë kuadër, u theksua se tre nga këta kapituj u mbyllën nën përgjegjësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të udhëhequr nga ministri Nik Gjeloshaj, duke u vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e procesit integrues të Malit të Zi drejt BE-së.

Lajmet e fundit
Related news