Në Besa Arena, Deçiqi shënoi në minutën e 90-të dhe mposhti Buduqnostin me rezultatin 1:0, duke i shkaktuar skuadrës nga Podgorica humbjen e katërt radhazi në kampionat.
Golin e fitores e realizoi Robert Gjelaj, pas një goditjeje nga këndi të Bozhoviqit. Portieri Domazetoviq ndali fillimisht goditjen e Sekuloviqit, por Gjelaj përfitoi nga topi i kthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Ndeshja nuk solli shumë raste dhe u vendos vetëm në fund, duke i dhënë Deçiqit tri pikë të mëdha.