1.9 C
Tuzi
Sunday, December 14, 2025

Dukaj: Fillon kapitulli i ri i sigurisë kibernetike në vend

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të emëruar kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Agjencionit për Siguri Kibernetike, me propozimin e Ministrisë së Administratës Publike, mundëson përshpejtimin e aktiviteteve për ndërtimin e institucionit shtetëror kyç që do të merret me mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Ai theksoi se puna trevjeçare në Ligjin për Sigurinë e Informacionit, i cili është harmonizuar me direktivën NIS2 të BE-së, lidhet me hapat kryesorë që janë arritur: formimin e CIRT-it qeveritar me një qendër moderne të operacioneve të sigurisë, si dhe themelimin e WB3C me mbështetjen e Francës dhe Sllovenisë, që përfaqëson qendrën rajonale të ekspertizës dhe trajnimeve, ka shkruar Dukaj në rrjetin X.

Ministri paralajmëroi se në ditët në vijim, së bashku me organet e sapoemëruara të Agjencionit, në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe me mbështetjen e partnerëve, do të fillojë një kapitull i ri në qëndrueshmërinë kibernetike.

“Na pret një punë serioze në mënyrë që Agjencioni të vihet sa më shpejt në funksion”, ka deklaruar Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news