Mali i Zi synon të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, deklaroi Zv.kryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e 22-të Ekonomik të Vjenës.
Gjeloshaj theksoi se progresi i Malit të Zi në procesin e integrimit do të jetë sinjal pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe një dëshmi frymëzuese e vizionit për një Evropë të bashkuar.
Ai nënvizoi se për Malin e Zi integrimi evropian nuk është vetëm objektiv politik, por një mjet strategjik për ndërtimin e një ekonomie moderne, konkuruese dhe të qëndrueshme, të aftë të funksionojë në mënyrë të barabartë brenda tregut të përbashkët europian.