12.9 C
Tuzi
Monday, December 1, 2025

Sherif Krniq rizgjedhet kryetar i Shoqatës Malësia e Kalifornisë për mandatin 2025–2027

Shoqata Malsia e Kalifornisë mbajti mbledhjen vjetore të anëtarëve, gjatë së cilës u zgjodh kryesia e re për një mandat dyvjeçar.

Shoqata me kënaqësi rizgjodhi z. Sherif Smajli Krniq si kryetar. Në kryesinë e re do të shërbejnë gjithashtu z. Nisho Vulaj, z. Nexhad Nikaj, dhe z. Cristian Gjurashaj si nënkryetarë.

Përveç kësaj, z. Ismet Dakaj u zgjodh sekretar, z. Esad Kajoshaj arkëtar dhe z. Faruk Gjokaj menaxher i mediave sociale.

Shoqata i përcjell urimet më të sinqerta kryesisë së sapozgjedhur dhe shpreh besimin të plotë në përkushtimin e tyre për të avancuar misionin e unitetit, ruajtjes së kulturës dhe shërbimit ndaj komunitetit dhe Atdheut gjatë dy viteve të ardhshëm.

Shoqata Malsia e Kalifornisë

Lajmet e fundit
Related news