Të nderuar qytetarë,
Malësia po ndryshon çdo ditë falë projekteve konkrete që po realizohen e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë dhe më cilësore. Komuna e Tuzit, përmes investimeve të vazhdueshme infrastrukturore, po luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e të ardhmes më të zhvilluar.
Aktualisht janë në realizim projekte me vlerë mbi 4 milionë euro në territorin e Komunës së Tuzit, ndër të cilat:
- Rruga Tuz–Hakaj–Rranxa e Qafës
- Ujësjellësi në BL Milesh
- Renovimi i QKI “Malësia”
- Ndërtimi i parkut për fëmijë në Dinoshë dhe
- Asfaltimi i rrugës Grudë–Hot
Të gjitha këto projekte që realizohen po bëjnë Malësinë vend gjithnjë e më të zhvilluar.
LGJ