Komisioni Evropian ka konfirmuar se Mali i Zi po bën përparim në segmentet kyçe – reformën e administratës publike, transformimin digjital dhe në sigurinë kibernetike, ka njoftuar ministri i administratës publike, Marash Dukaj.
Qëllimi i Ministrisë së Administratës Publike është i qartë: një shtet modern, i hapur, i sigurt dhe efikas, që funksionon sipas standardeve evropiane.
Ai ka shkruar në rrjetin X se qëllimi i administratës publike është i qartë.
Reformat nuk janë vetëm detyrim, por një zgjedhje që çon drejt demokratizimit – drejt një Mali të Zi më të fortë dhe më rezistent digjitalisht, tha Dukaj.