Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, të premten në Stamboll mori pjesë në TRT World Forum 2025, që mbledh së bashku liderë nga e gjithë bota.
Gjatë forumit, Dukaj pati rastin të përshëndesë presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili hapi punimet e forumit, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të ideve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.