Administrata e Burimeve Njerëzore organizoi panelin me temën “Dija si kompetencë kyçe në rrugën e integrimeve evropiane”.
Drejtori Agron M. Camaj, në pjesën hyrëse, theksoi se kjo temë ka rëndësi thelbësore jo vetëm për sistemin tonë të administratës publike, por edhe për tërë shoqërinë.
“Integrimet evropiane nuk janë vetëm proces politik dhe teknik — ato janë para së gjithash një proces mësimi,” theksoi Camaj. Një proces i tillë kërkon institucione që mësojnë, nëpunës e nëpunëse që përmirësohen vazhdimisht, si dhe një sistem që menaxhohet në mënyrë strategjike.
“Prandaj, investimi në dije, kompetenca dhe zhvillim profesional të të punësuarve në administratën publike përfaqëson një investim në të ardhmen tonë evropiane,” u shpreh Camaj.
Në fund, ai nënvizoi se ky takim duhet të shërbejë si mundësi për të shkëmbyer përvoja, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të forcuar më tej vizionin e përbashkët për një administratë publike që, me dije, e udhëheq Malin e Zi drejt Bashkimit Evropian.