Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Tuzit po vazhdojnë me intensitet.
Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh Hotin me Grudën – një projekt me rëndësi të veçantë për banorët e këtyre zonave, i cili do të lehtësojë lëvizjen, do të përmirësojë infrastrukturën lokale dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit rural.
Nga Komuna e Tuzit bëjnë të ditur se ky është një ndër projektet që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
“Komuna e Tuzit do të vazhdojë me përkushtim realizimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë,” thuhet në njoftimin e institucionit.