18.9 C
Tuzi
Saturday, October 18, 2025

CEDEM: Forumi shqiptar subjekti më i fuqishëm shqiptar

Sipas hulumtimit të opinionit publik të realizuar nga CEDEM nga 25 shtatori deri më 6 tetor, Forumi Shqiptar vazhdon të jetë subjekti më i fuqishëm politik shqiptar në Mal të Zi, me 1,8% mbështetje në nivel nacional.

Në të njëjtën hulumtim, UDSH ka 0,8% të përkrahjes, ndërsa FORCA renditet me 0,7%. Rezultatet tregojnë se Forumi Shqiptar ruan një pozicion të qëndrueshëm dhe bindshëm dominues midis partive shqiptare, duke konfirmuar rolin e tij si zëri kryesor politik i komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Sipas këti hulumtimit nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, DPS do të fitonte 25,8% të votave, ndërsa ZBCG 23,5%.

PES ka 20,3% mbështetje, Demokratër 8,2%, ndërsa Partia Boshnjake dhe Aleanca Evropiane marrin nga 5% secila.
URA ka 3,6%, Pokret narodnog povjerenja 2,1%, SNP 1,4%, Preokret 0,9%, Iniciativa Qytetare Kroate ka 0,7% të mbështetjes.

Lajmet e fundit
Related news