20.9 C
Tuzi
Wednesday, October 15, 2025

Gjeloshaj del fitues: Kuvendi i Malit të Zi miraton përsëri Ligjin mbi tatimin mbi pronën e paluajtshme

Me votat e 46 deputetëve “për” dhe dy të përmbajtur, Kuvendi i Malit të Zi përsëri miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin mbi tatimin mbi pronën e paluajtshme, të cilin presidenti i shtetit, Jakov Milatoviq, më parë e kishte kthyer për shqyrtim të ri. Ky vendim kishte shkaktuar një konflikt mes presidentit dhe zv/kryeministrit të Qeverisë dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj.

Ky ligj u miratua në mbledhjen e sotme të Kuvendit në Cetinjë.

Pas kthimit të ligjit për shqyrtim të ri nga presidenti, pasoi një konflikt verbal mes tij dhe Gjeloshajt. Ky i fundit deklaroi se do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve të Tuzit dhe të gjithë komunitetit shqiptar, duke theksuar se nuk do të lejojë “bllokimin e zhvillimit” të kësaj komune, as disiplinimin e shqiptarëve.

Lajmet e fundit
Related news