13.9 C
Tuzi
Wednesday, October 15, 2025

Komuna e Tuzit pjesë e komunave të licencuara me standardin ndërkombëtar BFC SEE

Nga sot, Komuna e Tuzit është zyrtarisht pjesë e komunave të licencuara me standardin ndërkombëtar BFC SEE!
Kjo arritje vjen pas një procesi të detajuar verifikimi nga Këshilli Rajonal i Rrjetit BFC SEE, i cili është bazuar në raportin e Komisionit të Verifikimit që ka konstatuar se Komuna e Tuzit ka përmbushur standardet për këtë licencim.

Ky rezultat është fryt i dy viteve punë të palodhur të ekipit të brendshëm komunal për certifikim, në bashkëpunim të ngushtë me Oden Ekonomike të Malit të Zi (OEMZ) në rolin e Sekretariatit Teknik të BFC SEE.
Me këtë rezultat, komuna jonë ka fituar zyrtarisht certifikatën rajonale BFC SEE, duke konfirmuar statusin e saj si vetëqeverisje lokale me klimë të favorshme për biznes dhe administratë transparente e efikase në Evropën Juglindore.

Kjo është dëshmi konkrete se Komuna e Tuzit po ecën me hapa të sigurt drejt standardeve evropiane, duke u shndërruar në një komunë moderne, transparente dhe të hapur ndaj qytetarëve dhe investitorëve.

Me respekt,
Kryetari i Komunës
Lindon Gjelaj

Lajmet e fundit
Related news