15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Gjeloshaj: Mali i Zi i përkushtuar reformave ekonomike dhe integrimit në BE

Zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj, u takua sot me Gert Jan Kopman, drejtorin e përgjithshëm të Drejtoratit për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian (DG ENEST).

Në takim u diskutua progresi i Malit të Zi në procesin e integrimit evropian dhe hapat që vendi ka ndërmarrë për përmbushjen e reformave të nevojshme.

“Ashtu siç vitin e kaluar kontribuuam në mënyrë vendimtare në mbylljen e përkohshme të tre kapitujve negociues, edhe këtë vit kemi përgatitur dhe miratuar të gjitha ligjet dhe aktet përkatëse. Jam i bindur se jo vetëm që do të mbyllim me sukses kapitujt negociues nga kompetenca jonë, por gjithashtu do të hapim dyert për anëtarësimin e ardhshëm të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, theksoi Gjeloshaj.

Ai rikujtoi se Mali i Zi mbetet i vendosur për të vazhduar reformat ekonomike dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e ekonomisë kombëtare në funksion të integrimit evropian.

Lajmet e fundit
Related news