Prokuroria Themelore e Podgoricës ka refuzuar padinë penale që Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e kishte ngritur kundër Zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj për veprën penale të kërcënimit të sigurisë.
Prokuroria ka konstatuar se nuk ka dyshim të bazuar se Gjeloshaj ka kryer këtë apo ndonjë vepër tjetër penale për të cilën procedohet zyrtarisht. Milatoviq është njoftuar se ka të drejtë të bëjë ankesë tek Prokuroria e Lartë.