24.9 C
Tuzi
Wednesday, September 17, 2025

Gjelaj: Hapësirat publike në Tuz do të jenë të pajisura me internet falas

Komuna e Tuzit është bërë pjesë e projektit “WiFi4 Western Balkan”, i cili sjell Wi-Fi falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.

Së shpejti, hapësirat publike në Tuz do të jenë të pajisura me internet falas, duke krijuar një mjedis më modern, më të hapur dhe më të këndshëm për të gjithë, njoftoi Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

Gjelaj tha se Komuna e Tuzit mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit dhe inovacionit në shërbim të qytetarëve të saj.

Lajmet e fundit
Related news