24.9 C
Tuzi
Wednesday, September 17, 2025

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve takim me drejtorët e shkollave shqipe për sfidat e arsimit në gjuhën amëtare

Me nismën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, sot u zhvillua një takim me drejtorët e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Gjatë takimit u diskutuan hapur problemet, çështjet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohen shkollat dhe arsimimi në gjuhën amëtare, në kuadër të iniciativës për reformat në sistemin arsimor të nisur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Mal të Zi.

U dakordua që secili drejtor të dërgojë në formë të shkruar kërkesat specifike dhe të përgjithshme të shkollës së tij, në mënyrë që Këshilli Kombëtar të mund t’i adresojë ato në mënyrë të strukturuar tek institucionet kompetente.

Lajmet e fundit
Related news