Drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj, u takua me kolegët nga EIPA, Instituti Evropian i Administratës Publike, një nga institucionet më të rëndësishme evropiane të kësaj fushe. Trajnimi i përbashkët i EIPA dhe Administratës së Burimeve Njerëzore mbi ngritjen e aftësive të punonjësve civilë për negociim edhe një herë riafirmoi partneritetin e gjatë me EIPA.
Gjatë takimit me Juan Diego Ramirez Cardeñas, liderin e projekteve të EIPA nga Luksemburgu, dhe Frank Lavadoux, ekspertin e lartë të EIPA në Mastriht, u shkëmbyen mendimet mbi fushat prioritare të mbështetjes së mëtejshme për Administratën e Burimeve Njerëzore, si dhe mbi nevojat e Administratës Publike të Malit të Zi për vitin e ardhsëm.
Prej shumë vitesh, Qeveria e Luksemburgut dhe EIPA kanë ofruar mbështetje të fuqishme për Malin e Zi në rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit evropian.