24.9 C
Tuzi
Wednesday, September 17, 2025

Gjelaj: Kurrë dhe asnjëherë, Komuna e Tuzit nuk ka shitur dhe nuk do të shesë tokë për zgjerimin e deponisë

Kurrë dhe asnjëherë, Komuna e Tuzit nuk ka shitur dhe nuk do të shesë tokë për zgjerimin e deponisë. Kushdo që flet ndryshe, ose mashtron me vetëdije, ose tenton të manipulojë opinionin publik për qëllime të ulëta politike.
Ne sot ishim në mesin e qytetarëve tanë, për të dëshmuar se jemi në anën e tyre .
Ne nuk fshihemi pas dyerve, as nuk bëjmë tregti me tokën e askujt, përkundrazi, jemi aty ku qytetarët e kërkojnë fjalën dhe veprimin tonë.
Deponia dihet mirë si ka ardhur aty dhe kush ishte në pushtet kur janë planifikuar këto projekte.

Komuna e Tuzit dhe unë si kryetar i saj nuk do të lejojë kurrë që toka e Malësisë të bëhet viktimë e pazareve të fshehta.
Ne kemi qenë dhe do të mbetemi garant i mbrojtjes së interesit të qytetarëve tanë, pa kompromis.

Lajmet e fundit
Related news