24.9 C
Tuzi
Wednesday, September 17, 2025

Dukaj dënon ndërprerjen e filmit në gjuhën shqipe: Respektimi i gjuhës shqipe, themel i shoqërisë multietnike

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, e ka dënuar “aktin jo civilizues” të ndërprerjes së shfaqjes së filmit “Roda” në Podgoricë.

Dënoj ashpër aktin jo civilizues të ndërprerjes së shfaqjes së filmit Roda në Podgoricë.
Liria e shprehjes artistike dhe respektimi i gjuhës shqipe, e cila është në përdorim zyrtar në Mal të Zi, përbëjnë themelet e shoqërisë sonë multietnike.

Institucionet duhet të reagojnë me vendosmëri dhe të sigurojnë që sulme të tilla ndaj demokracisë dhe diversitetit kulturor të mos përsëriten më kurrë.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë në pushtetin aktual janë aty për të mbrojtur demokracinë dhe karakterin multietnik të Malit të Zi – prandaj nuk duhet të mbetemi pa reagimin e organeve kompetente, deklaroi Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news