Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj së bashku me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Fisnik Gjokaj, si dhe kryetarin e BL Drume, z. Leon Lajçaj, sot bënë inaugurimin e rrugës Drume–Bardhaj.
Ky projekt, me vlerë investimi mbi 800.000 €, është investim i rëndësishëm infrastrukturore për këtë zonë, i cili do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillim ekonomik, po ashtu edhe për zhvillimin e turizmit rural në këtë zonë.