Kryetari i Komunës, z. Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës, z. Fisnik Gjokaj, si dhe sekretarin për diasporë, z. Fatmir Beqiraj, pritën në një takim miqësor kryetarët e shoqatave të Malësisë në SHBA. Në këtë takim morën pjesë z. Senad Lulanaj, kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe” nga New York-u, z. Agron Dedivanaj, kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” nga Detroit-i, dhe z. Sherif (Sheki) Krniq, kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe” nga California.
Në takim ku u diskutuan mundësitë për forcimin e lidhjeve mes Komunës së Tuzit dhe diasporës, si dhe nismat e përbashkëta që kan për qellim zhvillimin e Malësisë.
Përfaqësuesit e diasporës shprehën kënaqësinë e tyre për punën, përkushtimin dhe zhvillimin që po tregon Komuna e Tuzit, duke vlerësuar hapat e ndërmarrë nga drejtuesit e saj për të krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe për të ruajtur lidhjen e ngushtë me bashkatdhetarët jashtë vendit.
Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit nënvizuan se dera e bashkëpunimit me diasporën është gjithmonë e hapur dhe se partneriteti i sinqertë e i frytshëm do të jetë një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e përbashkët të Malësisë.