Skuadra e Deçiqit ka marrë fitoren e tretë radhazi në fillim të sezonit dhe kryeson me nëntë pikë pas tri xhirove në Ligën e Parë të Malit të Zi. Sonte, në arenën Besa në Tuz, Deçiqi mundi Mornarin 2:1.
Drashko Bozhoviq shënoi një gol të bukur në minutën e 6-të, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 41-të me anë të Balsha Sekulliq. Fitoren e vulosi Asmir Kajeviq në minutën e 75-të.
Në ndeshjen e ardhshme, Deçiqi përballet me Buduqnostin.